Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse të vendeve të ndryshme, sidomos
të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka qenë një faktor i rëndësishëm në
zhvillimin e mbikëqyrjes bankare, në hartimin e rregulloreve dhe të manualeve në
përputhje me standardet ndërkombëtare. Mbikëqyrja bankare ka luajtur një rol të
rëndësishëm në evidentimin e problemeve të gjendjes aktuale financiare të bankave
të veçanta dhe në rregullimin e situatës financiare.