Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes analizon veprimtarinë e sistemit bankar dhe të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë; paraqet kuadrin e plotë të ndryshimeve rregullatore mbikëqyrëse në përshtatje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare; ofron statistika dhe informacione mbi subjektet e licencuara nga Banka e Shqipërisë, si dhe çështje të ecurisë së sistemit bankar.
Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze, një herë në vit.
Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2023
Funksioni mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) ka si objektiv kryesor identifikimin e hershëm të rreziqeve kryesore si: rreziku i kredisë, rreziku I likuiditetit, rreziku operacional, rreziku i normës së interesit, rreziku i kapitalit dhe përfitueshmërisë, reputacional dhe pastrimit të parave e financimit të
terrorizmit. Vlerësimi i kontrollit të brendshëm dhe efektiviteti i qeverisjes korporative përbëjnë një fokus të veçantë si faktorë të rëndësishëm të zbutjes së rreziqeve në të gjithë sferën e veprimtarisë së bankave në veçanti, por edhe të subjekteve të tjera jobanka, të cilat licencohen nga BSH-ja.

Raporte Vjetore të Mbikëqyrjes ndër vite:
- Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2023
- Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2022
- Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2021
- Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2020
- Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2019
1 - 5 nga 26
Faqe 1 nga 6