Analiza VBBK nëntor - 2024
Data e prodhimit: 02.12.2024
Data e shtypjes: 02.12.2024
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.4 pikë në nëntor. Megjithatë, TNE-ja vijon të qëndrojë në nivele të larta historike, rreth 13 pikë mbi mesataren afatgjatë (Grafik 1). Rënia e TNE-së këtë muaj u përcaktua kryesisht nga dobësimi i besimit në sektorin e shërbimeve. Në një masë më të vogël rënëse ndikoi edhe rënia e besimit në sektorin e industrisë. Nga ana tjetër, rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, të tregtisë dhe e besimit konsumator kontribuuan pozitivisht, duke zbutur rënien në treguesin e TNE-së (Grafik 2).