A jane pritjet inflacioniste në Shqipëri racionale? -Vlerësime empirike nga vrojtimet-
Authori: Merita Boka, Evelina Çeliku, Gent Hashorva
Data e prodhimit: 07.12.2016
Data e shtypjes: 07.12.2016
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Rëndësia e pritjeve të inflacionit për politikën monetare kërkon
analizën e natyrës së tyre: racionale apo adaptive? Kjo është
thelbësore, veçanërisht në regjimin e inflacionit të shënjestruar
zbatuar në vitet e fundit në Bankën e Shqipërisë (BSH). Kjo analizë
është realizuar mbi seritë e pritjeve inflacioniste nga vrojtime të
BSH-së për periudhën T2:2003-T1:2015. Seritë e pritjeve cilësore
janë kuantifikuar duke përdorur përqasje të ndryshme probabilitare
dhe të balancës, krahas atyre sasiore. Analizat statistikore tregojnë
se pritjet e vrojtuara inflacioniste mbartin informacion të dobishëm,
në lidhje me drejtimin e presioneve të ardhshme inflacioniste.
Rezultatet e testimit të racionalitetit konfirmojnë natyrën mikse të
pritjeve, ndërkohë që, deri në fillim të vitit 2009, ato rezultonin
plotësisht adaptive. Ndonëse pritjet vijojnë të dominohen nga natyra adaptive, disa prej tyre kanë fituar veti racionale përgjatë viteve.