Bonot e Thesarit
Si të marr pjesë në ankand?
Individët mund të marrin pjesë në ankandet e bonove të thesarit
- nëpërmjet sporteleve të Bankës së Shqipërisë në Tiranë dhe degët e saj në qytetet Shkodër, Elbasan, Lushnje, Korçë dhe Gjirokastër
- nëpërmjet subjekteve të licencuara nga autoritetet përkatëse për këtë shërbim
Çfarë të bëj për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet Bankës së Shqipërisë?
- Hap një llogari cash-i për pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit pranë një banke tregtare të licencuar si agjent shlyerës
- Derdh në këtë llogari fondet që do të investosh
- Paraqitu pranë sporteleve të Bankës së Shqipërisë për hapjen e llogarisë së bonos së thesarit dhe nënshkrimin e kontratës tip me Bankën e Shqipërisë.
*Paraqit një dokument identifikimi, së bashku me numrin IBAN të llogarisë së cash-it të hapur pranë bankës tregtare - Plotëso kërkesën për pjesëmarrje në ankand
Çfarë të bëj për të marrë pjesë në ankand nëpërmjet subjekteve të tjera të licencuara
- Hap një llogari cash-i dhe një llogari titulli për pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit pranë subjektit të licencuar
- Derdh në llogari fondet që do të investosh
- Plotëso kërkesën për pjesëmarrje në ankand
Llogaritja e Bonos së Thesarit: | |
---|---|
Ditët në maturim | |
Vlera nominale | |
Yield-i % | |
Çmimi i blerjes:
Skonto:
|