Ndërhyrjet në tregun e parasë
Banka e Shqipërisë kryen operacione të përkohshme të injektimit ose tërheqjes së likuiditetit për orientimin e normave të interesit në tregun ndërbankar pranë normës bazë të interesit.
Njoftim për Operacionet në Treg të Hapur
Për të arritur objektivin e saj operacional, Banka e Shqipërisë analizon gjendjen e likuiditetit dhe parashikon zhvillimet e faktorëve autonomë. Bashkë me lajmërimin për zhvillimin e operacioneve në treg të hapur, publikohet dhe parashikimi i faktorëve autonomë të likuiditetit.
- Klikoni këtu për të shkarkuar lajmërimin për ndërhyrjen e rradhës
- Klikoni këtu për të shkarkuar lajmërimin për operacionet rregulluese
Gjendja e Likuiditetit në Sistemin Bankar
Për të lehtësuar pjesëmarrjen e bankave në ankandet e operacioneve në treg të hapur dhe pozicionimin e tyre në tregun e parasë, Banka e Shqipërisë publikon çdo ditë gjendjen e likuiditetit të sistemit bankar.