Programi i Transparencës
Programi i transparencës së Bankës së Shqipërisë është hartuar dhe publikuar në përputhje me nenin 7, të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparent veprimtarinë e punës së Bankës së Shqipërisë, përmes paraqitjes së detajuar të tij dhe lehtësisht të kuptueshme në faqen zyrtare /, si dhe përmes prezantimit në mjediset e pritjes së publikut.
Përditësimi i Programit të Transparencës për Bankën e Shqipërisë do të vijojë në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Rreth autoritetit
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e Bankës së Shqipërisë
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të Bankës së Shqipërisë, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të Bankës së Shqipërisë për të marrë vendime
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e Bankës së Shqipërisë ( Adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)Struktura organizative/Organigrama
Kuadri ligjor rregullator
- Legjislacion ndërkombëtar
- Legjislacion kombëtar
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
- Strategji
- Raport vjetor
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e Bankës së Shqipërisë dhe që prek publikun
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Eda Lamce
Email: [email protected]
Tel: + 355 4 241 93 01/2/3; (ext. 694);
Website: https://www.bankofalbania.org
Adresa: Sheshi Skënderbej. Nr.1 , Tiranë
Orari: E Hënë – E Premte 08:00 – 16:30
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Bankën e Shqipërisë
Në raportet e KLSH-së referohen informacione të klasifikuara të cilat janë të dokumentuara në të gjitha hapat e auditimit me proces-verbalet, akt-verifikimet me grupet e auditimit të KLSH-së.
Duke qenë se po kjo natyrë informacioni, ka vazhduar të reflektohet e detajuar edhe në raportin përfundimtar të KLSH-së, procesi i auditimit dhe raportet e lëshuara nga ky institucion nuk janë publikuar, në respektim të përmbajtjes së informacionit.
- Inspektori i Përgjithshëm – bazuar në nenin 54 të Ligjit për Bankën, raporton raportet me status sekret bankar, tepër i rezervuar pranë Këshillit Mbikëqyrës. Informacioni raportohet periodikisht në Kuvend. Një pjesë e këtij raportimi publikohet në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë.
- Auditori i jashtëm në kuadër të transparencës publikon Opinionin e pavarur mbi pasqyrat financiare vjetore. Ky informacion publikohet në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë.
Në funksion të llogaridhënies publike, Raporti Vjetor paraqet për lexuesin një vlerësim të detajuar për zbatimin e Rezolutave të Kuvendit për Vlerësimin e Veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, duke radhitur aktet e miratuara dhe masat e marra nga ana e institucionit.
Gjithashtu, Raporti Vjetor trajton të gjitha çështjet me natyrë të përgjithshme dhe të posaçme, të identifikuara në Manualin e Monitorimit Vjetor dhe Periodik, të miratuar me Vendimin nr. 134/2018 të Kuvendit.
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të Bankës së Shqipërisë
- Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Bankës së Shqipërisë
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Rregullorja e brendshme “Mbi organizimin dhe funksionimin e shërbimit të arkiv – protokollit në Bankën e Shqipërisë”
Arkivi i Bankës së Shqipërisë evidenton, ruan, përpunon dhe shërben dokumentet e administruara prej tij (dokumente që krijohen, hyjnë në apo dalin nga Banka e Shqipërisë). Funksionimi i sistemit të ruajtjes së dokumenteve mbështetet në aktet ligjore dhe nënligjore si Ligji 9154/2003 “Për Arkivat”; Normat tekniko Profesionale dhe Metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë, të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave; si dhe rregulloret dhe udhëzimet e brendshme të Bankës së Shqipërisë, të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës.
Dokumentacioni në Bankën e Shqipërisë ruhet në format “të trupëzuar/hardcopy” (arkiva shkresore), filmik (arkiva filmike) dhe elektronik (arkiva elektronike). Të gjitha këto mënyra garantojnë ruajtje të sigurtë, të gjatë dhe cilësore të dokumentacionit bankar i cili përveç se shumë i rëndësishëm për punën dhe aktivitetin e Bankës ka sensitivitet të lartë për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit bankar në përgjithësi, ndërsa pjesë të caktuara të fondit arkivor kanë vlera dhe rëndësi kombëtare e historike. Kohëzgjatja dhe formati i ruajtjes ndryshojnë në varësi të llojit të dokumentacionit si dhe kushtëzohen nga aktet rregullative të Arkivit të Shtetit dhe aktet e brendshme të Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë publikon në faqen e saj të internetit ose në botime të veçanta informacionin e përcaktuar në aktet nënligjore të Bankës dhe legjislacionin e fushës, si dhe informacione të tjera shtesë në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Banka e Shqipërisë
Ligji 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 4, pika a, shprehimisht thotë “ ... Përveçse kur është parashikuar me ligj, Banka e Shqipërisë nuk jep ndihmë financiare në formë kredie, huaje të drejtpërdrejtë ose donacioni, …”.