Qendra kërkimore e Beratit
"...Ne u kemi qëndruar besnikë vlerave arkitekturore të lagjes muze ku është ngritur Qenda kërkimore e Bankës së Shqipërisë, sepse ne besojmë që cilësia dhe origjinaliteti arkitektonik janë vlera të papërsëritshme që e bëjnë qytetin e Beratit një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit ..."Ardian Fullani,
Nga fjala në ceremoninë e përurimit të Qendrës kërkimore të Bankës së Shqipërisë
Në kuadër të intensifikimit të punës shkencore dhe edukimit të publikut si dhe organizimit të aktiviteteve të rëndësisë së veçantë, Banka e Shqipërisë në shkurt 2010 finalizoi iniciativën për krijimin të një qendre moderne kërkimore në qytetin e Beratit.
Kjo qendër mishëron të gjithë arkitekturën karakteristike të lagjes "Mangalem", duke reflektuar edhe kontributin konkret dhe të prekshëm të Bankës së Shqipërisë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike të këtij qyteti të lashtë.
Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, kjo qendër përveç të tjerave do të ndikojë edhe në gjallërimin ekonomik e shoqëror të qytetit.