Ligj nr. 133, datë 29.04.2013 ''Për Sistemin e Pagesave''
Ligji për Sistemin e Pagesave nxit sigurinë, qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e sistemit kombëtar të pagesave, në të cilin përfshihen: sistemet e pagesave; sistemet e shlyerjes së titujve; shtëpitë e klerimit/agjentë shlyerës; instrumentet e pagesave; dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të sistemeve të pagesave. Ligji përcakton parimet bazë dhe autorizon Bankën e Shqipërisë të rregullojë me akte nënligjore licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve. Sistemet gëzojnë një mbrojtje të veçantë ligjore për shkak të implikimeve që kanë në stabilitetin financiar të vendit.
Gjithashtu Ligji rregullon marrëveshjet e kolateralit financiar, si dhe ekzekutimin e menjëhershëm të kolateralit financiar të lënë peng. Mbrojtja e institucioneve financiare nga humbjet financiare, si rezultat i paaftësisë paguese të palës tjetër në marrëveshjen e kolateralit financiar, shërben për të kufizuar efektin kontaminues që problemet në një institucion të vetëm të përcillen në sistemin financiar në tërësi