Pajisjet autentifikuese automatike
Këto pajisje i ndihmojnë personat që punojnë me kartëmonedha për të përcaktuar autenticitetin e kartëmonedhës shqiptare.
Pajisjet autentifikuese automatike testohen nga Banka e Shqipërisë për të kontrolluar aftësinë e pajisjes për të identifikuar kartëmonedhat false.
Banka e Shqipërisë i teston rregullisht këto pajisje dhe publikon rezultatet e këtij testimi në faqen e internetit të saj.