Bashkëpunimi me autoritetet e tjera
Për natyrën e subjekteve në fokus dhe ndërlidhjes së tyre me tregjet finaciare, veprimtarinë bankare e finaciare, si dhe aktivitetin ekonomik në përgjithësi, bashkëpunimi e bashkërendimi midis funksioneve dhe autoriteteve të ndryshme, vlerësohen si një mjet tejet i rëndësishëm për të garantuar një mbikëqyrje efikase.
Një bashkëpunim i ngushtë midis autoriteteve është thelbësor për të kontribuar në një strategji të përbashkët, për reduktimin e rrezikut dhe për promovimin e stabilitetit të sistemit financiar.
Për të përmbushur përgjegjësitë e saj ligjore, Banka e Shqipërisë:
- në nivel institucioni – siguron koordinimin e aktiviteteve të njësive të saj të brendshme të cilat veprojnë në fushën e sistemeve të pagesave, të mbikëqyrjes bankare dhe të teknologjisë së informacionit, duke kontribuar në strategjinë e përgjithshme të reduktimit të rreziqeve në sistemin financiar shqiptar
- në nivel ndërinstitucional – nënshkruan marrëveshje me institucione të tjera kombëtare apo ndërkombëtare për mbikëqyrjen e infrastrukturave të tregut financiar, kur veprimtaria e subjekteve të mbikëqyrura është ndërkufitare.