NJOFTIM
Thirrje për punime: Konferenca V e Muzeut të Bankës së Shqipërisë mbi temën “Bankat qendrore dhe historia ekonomike: Reflektime dhe perspektiva”, 11 qershor 2025
Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi organizimin e Konferencës së V të Muzeut të Bankës së Shqipërisë që do të zhvillohet në daën 11 qershor 2025, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, Tiranë.
Konferenca synon të mbledhë së bashku studiues të historisë ekonomike dhe monetare, të rinj dhe me përvojë, si dhe ekspertë të bankave qendrore. Pjesëmarrësit janë të ftuar të prezantojnë dhe diskutojnë gjetjet e punimeve teorike dhe empirike që përdorin të dhëna historike për të na ndihmuar t’i njohim më mirë zhvillimet monetare, financiare dhe ekonomike të së shkuarës dhe të tashmes. Gjithashtu, mirëpresim kërkime ekonomike, monetare, financiare dhe të historisë bankare, si dhe studime mbi historinë e mendimit ekonomik. Punimet mund të kenë qasje kliometrike ose narrative, por mund të bazohen edhe në dokumente arkivore.
Ftojmë autorët e interesuar të marrin pjesë me punimet e tyre kërkimore, duke dorëzuar një abstrakt si dhe një jetëshkrim të shkurtër, brenda datës 15 nëntor 2024, në adresën: [email protected]. Autorët e punimeve të pranuara do të njoftohen brenda datës 16 dhjetor 2024.
Për informacion të mëtejshëm: “Thirrje për punime për Konferencën V të Muzeut të Bankës së Shqipërisë mbi temën “Bankat qendrore dhe historia ekonomike: Reflektime dhe perspektiva”, 11 qershor 2025”.