Guida
Mësoni më shumë rreth funksioneve të bankingut qendror dhe atij tregtar përmes guidave të animuara.
SI FUNKSIONON NJË BANKË?
Çfarë është një bankë? Ku i gjen banka paratë dhe çfarë bën ajo me to? Të gjitha këtyre pyetjeve, por edhe më shumë, do t’u përgjigjet guida "Si funksionon një bankë?".
SI QARKULLON PARAJA?
Banka e Shqipërisë kujdeset që paraja në qarkullim të jetë në gjendje sa më të mirë. Për këtë arsye, me të mbërritur në bankën qendrore, kartëmonedhat lekë i nënshtrohen një procesi të gjatë përpara se të rihidhen në qarkullim. Për të mësuar më shumë rreth këtij procesi ndiqni guidën "Si qarkullon paraja?".
SI TË HAPËSH NJË LLOGARI BANKARE?
Hapja e një llogarie bankare është një veprim që duhet kryer nga të gjithë, që në momentin kur filloni të përfitoni të ardhura. Hapi i parë që duhet të ndërmerrni është të zgjidhni produktin që i përshtatet më së miri nevojave dhe objektivave tuaj financiarë. Për të mësuar më shumë rreth hapave të tjerë, ndiqni guidën "Si të hapësh një llogari bankare?".
SI TË MARRËSH KREDI PËR SHTËPI?
Blerja e një shtëpie është një nga investimet më të mëdha që bëjmë në jetë. Mënyra më e zakonshme për të blerë një pronë të paluajtshme është kredia hipotekare ose siç quhet ndryshe kredia për shtëpi. Por, për të marrë një kredi për shtëpi, përveçse duhet të përmbushni disa kritere, duhet të ndiqni me përpikmëri disa hapa, të cilat ju ftojmë t’i mësoni në këtë guidë.
SI TË HARTOJMË NJË BUXHET PERSONAL DHE TA NDJEKIM ATË
Hartimi i një buxheti personal luan një rol mjaft të rëndësishëm në marrjen e vendimeve dhe në ecurinë e veprimeve të jetës tonë të përditshme. Ai ofron një sërë përparësish, të cilat prekin dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti cilësinë dhe stilin e jetesës tuaj. Për të mësuar më shumë se si hartohet dhe ndiqet një buxhet personal, ju ftojmë të ndiqni guidën në vijim.