Publikime rreth Regjisrit të Kredive
Çfarë është Raporti mbi Kredimarrësin?
Raporti mbi kredimarrësin është një dokument i gjeneruar nga sistemi i Regjistrit të Kredive dhe përmban të dhëna/ informacion mbi identitetin e kredimarrësit dhe gjendjen e tij të kreditit në sistemin bankar dhe atë financiar. Raporti mbi kredimarrësin lëshohet pranë Bankës së Shqipërisë pas kryerjes së kërkesës për kredi nga një person fizik apo juridik. Subjekti kredidhënës gjatë shqyrtimit të aplikimit për kredi, kërkon informacion për çdo aplikant në Regjistrin e Kredive dhe lexon raportin e tij të kredimarrësit.
Regjistri i kredive
Mundësia e kreditimit është lokomotiva që tërheq zhvillimin ekonomik të një vendi. Ajo i lejon çdo personi “të blejë tani dhe të paguajë më vonë”, duke u bazuar mbi të ardhurat e momentit dhe mbi ato të mëvonshme. Të blesh tani, në vend që të presësh
deri sa t’i kesh paratë për të blerë mallra dhe shërbime të ndryshme (si për shembull, televizor, makinë, shtëpi apo për të paguar pushimet ose shkollimin e fëmijëve) krijon një kërkesë të menjëhershme për këto produkte.
Regjistri i Kredive
Regjistri i Kredive është një bazë me të dhëna dhe
informacione demografike dhe mbi angazhimet
financiare, reale të personave që aplikojnë për
kredi pranë një banke, dege të një banke të huaj
të licencuar nga Banka e Shqipërisë apo pranë
institucioneve të tjera kredidhënëse.