Vrojtimi i aktivitetit kreditues
Banka e Shqipërisë zhvillon katër herë në vit vrojtimin e aktivitetit kreditues. Ky vrojtim synon të tërheqë opinionin e bankave tregtare lidhur me zhvillimet në ofertën dhe kërkesën për kredi. Qëllimi kryesor i tij është të pasurojë analizën ekonomike dhe financiare, si dhe të ndihmojë procesin vendimmarrës nëpërmjet informacionit cilësor mbi aktivitetin kreditues. Pyetësori i vrojtimit të aktivitetit kreditues është rishikuar në tremujorin e dytë të vitit 2018, me qëllim përafrimin e tij të mëtejshëm me praktikat më të fundit ndërkombëtare. Për pasojë, dhe analiza e lidhur me të është përshtatur me pyetësorin e ri. Pyetësori është pasuruar me pyetje shtesë, të cilat japin informacion mbi faktorët që ndikojnë standardet, kushtet e kreditimit ashtu edhe kërkesën për kredi.