Motivimi i Projektit dhe Deklaratat

Motivimi i Projektit dhe Deklarata nga Studiues dhe Guvernatorë të Bankave Qendrore

Pjesa më e madhe e literaturës së disponueshme për historinë ekonomike merret me vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Historia monetare dhe financiare e Evropës Juglindore, ende nuk është e eksploruar në mënyrë të mjaftueshme. Ky vëllim të dhënash synon ta mbushë këtë hendek duke hedhur dritë mbi historinë monetare të shteteve të Evropës Juglindore, individualisht dhe si rajon.

Duke krijuar këtë bazë të dhënash të disponushme për një audiencë më të gjerë, SEEMHN shpreson t'i nxisë kërkuesit të hulumtojnë më tej shkencat ekonomike dhe financiare të vendeve të Evropës Juglindore.

 

 - Deklarime nga Studiues 

“...seri statistikore të tilla si këto shërbejnë si skelet për të shkruar Historinë Monetare të Vendeve të Evropës Juglindore. Detajimi institucional dhe rrëfimi do ta bëjnë këtë skelet më të plotë.”

Michael D. Bordo, Rutgers University dhe NBER

“... këndvështrimi krahasues i vëllimit...e vendos mjaftueshëm theksin te kërcënimet kryesore ndaj stabilitetit financiar, duke përfshirë rreziqet e besueshmërisë së politikës së “importuar” nëpërmjet kleçkave të monedhës, ndërsa institucionet e politikës mbeten të brishta dhe disiplina fiskale  e mjegullt.”

Luis A. V. Catão, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Instituti Joint Vienna

“Ky vëllim, pikë referimi i serive të dhënave dhe historisë monetare [të Vendeve të Evropës Juglindore] … do të shmangë jo vetëm shumë mangësi sasiore të hasura deri më tani nga iniciativa kërkimore, por edhe shumë paragjykime që karakterizojë debatet në lidhje me mundësinë dhe shkallën në të cilën këto ekonomi mund të konsiderohen si të lidhura  në mënyrë thelbësore me zhvillimet kryesore Evropiane.”


Nicos Christodoulakis, Universiteti i Athinës për Shkencat Ekonomike dhe Biznesin

Matthias Morys (Universiteti i York, autor i hyrjes) mirëpret këtë përpjekje të përbashkët, duke vënë në dukje se “…Historia Monetare e Vendeve të Evropës Juglindore nuk është më territor i paeksploruar.” 

 

 

 - Deklarime të Guvernatorëve të bankave qendrore  

“Të mësuarit nga përvoja e Greqisë dhe krahasimi i saj me përvojat e vendeve të Evropës Juglindore lejon krijimin e një baze të dhënash të vlefshme historike, që pasurohet në mënyrë të vazhdueshme me të dhëna të reja. Kjo do t’u ofrojë agjentëve ekonomikë dhe politikëbërësve informacion të dobishëm për përgjigjet dhe rezultatet e politikës. Në lidhje me këtë, të dhënat sasiore janë instrument i rëndësishëm.”

Yannis Stournaras, Guvernator i Bankës së Greqisë

“Banka Kombëtare e Bullgarisë beson se Vëllimi do të shërbejë si bosht statistikor i serive kohore ekonomike dhe monetare të vendeve të Evropës Juglindore. Së bashku me kërkimet e kryera tashmë brenda SEEMHN, ai do të nxisë më tej studimin e historisë monetare dhe ekonomike, sipas një perspektive krahasuese përtej objektivit të ngushtë të rajonit.” 

Ivan Iskrov, Guvernator i Bankës Kombëtare të Bullgarisë

“Interesi i bankës qendrore të Rumanisë në programin e SEEMHN  mori shtysë gjithashtu nga bindja se njerëzit do të jenë gati të ndërmarrin rrugë të reja vetëm pasi ta kenë kuptuar plotësisht të kaluarën.”

Mugur Constantin Isărescu, Guvernator i Bankës Kombëtare të Rumanisë

“Ky libër është rezultat i një dialogu të gjatë dhe intensiv ndërmjet studiuesve nga vende të ndryshme të rajonit. Le të shërbejë gjithashtu si bazë e dobishme dhe stimul për kërkime të mëtejshme. Banka Qendrore e Austrisë është në pritje të raundit të ardhshëm të debateve dhe analizave.”

Ewald Nowotny, Guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë