Seria e librave të Konferencave

Seria e librave të Konferencave

Punimet e konferencave dhe takimeve shkencore të organizuara nga Banka e Shqipërisë përmblidhen në botime të veçanta, të cilat përgatiten për të prezantuar pikëpamjet e folësve të ftuar dhe përfundimet e arritura në këto aktivitete.

Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze.

 

Seria e librave të konferencave e takimeve shkencore:

16.03.2022
COVID-19: Ndikimi në ekonominë reale dhe përshtatja e politikave të bankave qendrore
Libri pasqyron punimet e Konferencës Vjetore virtuale të Bankës së Shqipërisë “COVID-19: Ndikimi në ekonominë reale dhe përshtatja e politikave të bankave qendrore”, organizuar në bashkëpunim me Shkollën e Londrës për Studime Ekonomike dhe Shkenca Politike (LSE), më 29 tetor 2020.

28.10.2020
Një botë e re e guximshme? E ardhmja e bankingut në vendet evropiane në zhvillim
Libri pasqyron punimet e Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Një botë e re e guximshme? E ardhmja e bankingut në vendet evropiane në zhvillim”, organizuar në bashkëpunim me Shkollën e Londrës për Studime Ekonomike dhe Shkenca Politike (LSE), më 11 tetor 2019, në Tiranë.

08.11.2019
Roli i parasë gjatë luftërave: punimet e konferencës së dytë të muzeut të Bankës së Shqipërisë

Libri i punimeve të Konferencës II të Muzeut të Bankës së Shqipërisë “Roli i parasë gjatë luftërave” përmbledh kumtesat e mbajtura në Konferencën me të njëjtin emër, organizuar nga Banka e Shqipërisë në Tiranë, më 20 shtator 2018. Konferenca mblodhi së bashku historianë, akademikë, numizmatë, arkeologë e studiues të historisë monetare e ekonomike, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të tyre për rolin që ka luajtur paraja përgjatë zhvillimit të luftërave dhe anasjelltas ndër shekuj.


11.10.2019
Politika Monetare, Integrimi Ekonomik dhe ''Normaliteti i ri''

Libri pasqyron punimet e Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Politika monetare, integrimi ekonomik dhe “normaliteti i ri””, organizuar në bashkëpunim me Shkollën e Londrës për Studime Ekonomike dhe Shkenca Politike (LSE), më 1 nëntor 2018, në Tiranë.


06.11.2018
Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësimit financiar
Në datën 9 nënor 2017, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit, zhvillon konferencën e saj vjetore me temë: "Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësimit financiar”.

13.04.2018
Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona

Botimi përmbledh kumtesat e mbajtura në Konferencën me temë “Paraja dhe bankingu në Shqipëri, nga antikiteti në ditët tona”. Kjo ishte konferenca e parë e organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë, e cila mblodhi së bashku historianë, akademikë, numizmatë, arkeologë e studiues të historisë monetare e ekonomike, për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të tyre në fushën e prodhimit dhe qarkullimit monetar, historisë ekonomike dhe zhvillimit të bankingut në vendin tonë, nga antikiteti e deri në ditët tona.


28.02.2018
Normat negative të interesit në Eurozonë dhe ndikimi i tyre në politikat dhe instrumentet e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Libri përmbledh punimet e konferencës të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, më 4-5 maj 2017. Konferenca u organizua me ndihmën financiare të Qeverisë Zvicerane nëpërmjet bashkëpunimit me Sekretariatin e Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike. (English only)


10.11.2017
Harmonizimi i politikës monetare me stabilitetin financiar - objektivat, përgjigjet dhe ndërveprimi mes tyre në periudha pasigurie
Në datën 27 tetor 2016, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit, zhvillon konferencën e saj vjetore me temë: Harmonizimi i politikës monetare me stabilitetin financiar – objektivat, përgjigjet dhe ndërveprimi mes tyre në periudha pasigurie”.

20.10.2016
A i ndryshojnë krizat themelet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore?
Në datën 30 tetor 2015, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit organizoi konferencën e saj vjetore me temë: “A i ndryshojnë krizat themelet ekonomike në vendet e Evropës Juglindore?”.

02.01.2014
Politika Monetare në Shqipëri: Nga e shkuara në të tashmen - Konferenca X (26 tetor 2012)
Në datën 26 tetor 2012, Banka e Shqipërisë organizoi Konferencën e 10-të Ndërkombëtare me temë “Politika monetare nga e shkuara në të ardhmen”, e cila këtë vit përkoi me festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Fjala e hapjes u mbajt nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Ardian Fullani, ndërkohë që punimet e kësaj konference u përshëndetën dhe nga Kryeministri i vendit z.Sali Berisha.

05.06.2012
Të ndërtojmë të ardhmen nëpërmjet kulturës financiare (referate të prezatuara në Konferencën IX)
Ky libër përmban një seri referatesh të një grupi ekspertësh të njohur, vendas dhe të huaj, të prezantuara në Konferencën IX Ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë të titulluar "Të ndërtojmë të ardhmen nëpërmjet kulturës financiare", e cila u zhvillua në Tiranë, më 15 shtator 2011.

06.07.2011
Politikat ekonomike në EJL: Hartimi, ecuria dhe sfidat- Ideoi dhe përgatiti, Ardian Fullani (English only)
Ky libër u botua për të njohur publikun e gjerë me punimet e takimit të katërt rajonal “Kërkimet ekonomike në Evropën juglindore”, të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë në 18 dhe 19 nëntor, 2010. Ai përmban një përmbledhje materialesh diskutimi, të cilat vendosin theks të veçantë mbi tre tema të politikës monetare të vendeve në tranzicion dhe të ekonomive të vogla/ të hapura të vendeve të Evropës juglindore: leksionet e marra nga kriza ekonomike e financiare globale dhe ndikimet e saj në Evropën juglindore; balancimi i ekuilibrave të brendshëm e të jashtëm – nevoja për reforma të reja strukturore që mbeshtesin rritjen e qëndrueshme ekonomike, dhe ankora të reja për politikat ekonomike. Ky botim është përgatitur vetëm në gjuhën angleze, gjuhë në të cilën u mbajt dhe takimi i katërt rajonal “Kërkime ekonomike në Evropën juglindore”.

13.07.2009
Strategjitë e politikës monetare për ekonomitë e vogla - Ideoi dhe përgatiti, Ardian Fullani
Libri që po ju sjellim sot përmban një seri referatesh të një grupi ekspertësh të njohur, vendas dhe të huaj, të prezantuara në Konferencën VII të Bankës së Shqipërisë të titulluar "Strategjitë e politikës monetare për ekonomitë e vogla", e cila u zhvillua në Tiranë, më 6-7 dhjetor 2007.

16.07.2007
Inflacioni i shënjestruar 2
Përmbledhje e kumtesave dhe punimeve të paraqitura në Tryezën e Rrumbullakët të organizuar nga Banka e Shqipërisë në 6-7 dhjetor 2006 në Tiranë.

06.06.2007
Tregu dhe stabiliteti financiar në vendet e rajonit - Konferenca VI e Bankës së Shqipërisë
Ky botim është përmbledhje e punimeve të Konferencës VI Ndërkombëtare të organizuar nga Banka e Shqipërisë më 30-31 tetor 2007.

29.09.2006
Parakushtet për shënjestrimin e inflacionit në Shqipëri
Ky dorëshkrim paraqet një analizë të faktorëve të jashtëm, që lidhen me ndryshimin e regjimit të politikave, nga zhvillimi i tregjeve financiare, tek marrëdhëniet e Bankës së Shqipërisë me institucionet e tjera.

21.10.2005
Probleme të politikës monetare dhe parashikimi i inflacionit
Parashikimi i inflacionit është kusht i rëndësishëm për transparencën e politikës monetare, e cila i shërben përmirësimit të efektivitetit të mekanizmit të transmisionit si dhe rritjes së përgjegjshmërisë së bankës qendrore të pavarur.

20.04.2004
Ekonomia shqiptare: arritje dhe sfida - Konferenca IV e Bankës së Shqipërisë
Libri "Ekonomia shqiptare: arritje dhe sfida" është një përmbledhje e përshëndetjeve, kumtesave e komenteve të paraqitura në Konferencën IV shkencore të Bankës së Shqipërisë.

05.12.2002
Banka e Shqipërisë në dekadën e dytë të tranzicionit - Konferenca III Kombëtare
Ashtu sikurse dhe mjaft institucione të tjera, edhe Banka e Shqipërisë me përgjegjësitë e saj të shumta ka qenë dëshmitare dhe aktore e procesit të vështirë të transformimit ekonomik, politik dhe social të vendit, duke njohur në këtë mënyrë arritjet dhe dështimet e saj.