Raporti për ecurinë e “Kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara-MREL”, 6M II - 2023

Raporti për ecurinë e “Kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara-MREL”, 6M II - 2023
Authori: Departamenti i Ndërhyrjes së jashtëzakonshme
Data e prodhimit: 07.05.2024
Data e shtypjes: 07.05.2024
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti për ecurinë e MREL

Ky është numri i parë i këtij raporti, i cili ka në fokus zhvillimet kryesore në përmbushjen e kërkesës rregullatore për MREL për periudhën 2021-2023, veçanërisht fundvitin 2023. Raporti do të përditësohet në vijim në terma gjashtëmujorë.

Në dhjetor 2023, 5 banka të sektorit bankar iu nënshtruan kuadrit rregullator të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, duke përmbushur kërkesën për MREL. Gjatë periudhës 2021-2023, këto banka kanë ruajtur një kontribut të qëndrueshëm në zhvillimet e sektorit bankar, duke zënë një peshë prej rreth 76% të aktiveve të sektorit dhe 75% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik (EPR).